Teksa të gjithë janë me “sytë” nga Gjermania ku me padurim presin fillimin e Euro 2024, Armando Broja ka përfituar nga ardhja në Shqipëri për të takuar një mikeshë.
Para se të grumbullohet me pjesën tjetër të ekipit, Armando Broja është ndalur në zyrën e kryeparlamentares së Shqipërisë, Lindita Nikollës.
Kjo e fundit e ka mirëpritur yllin kuqezi dhe të ëmën e tij në zyrën e saj, ku nuk kanë munguar edhe elozhet për sulmuesin e Fulham.
Gjithashtu, Nikolla i uron suksese Brojës dhe gjithë ekipit Kombëtar të futbollit suksese në rrugëtimin e Europianit, i cili starton në qershor.
“Me Armando Brojën, futbollistin e talentuar të kombëtares sonë. Krenaria jo vetëm e Blerinës, por edhe shqiptarëve. Suksese djema në rrugëtimin e merituar në Euro 2024. Krenare për ju!”, shkruan Lindita Nikolla krah fotove me Armando Brojën dhe të ëmën e tij.