Milani merr masa në rast largimi të Donnarumas, synohet portieri i Lille

Milan dhe Gigi Donnarummas vazhdojnë të kenë disa miliona diferencë mes tyre, teksa gardiani i talentuar këmbëngul për të rinovuar kontratën vetëm nëse i ofrohet një pagë prej 10 milionë euro në sezon. Drejtuesit kuqezinj e kanë të vështirë ta arrijnë këtë shumë, ndërsa shpresojnë ende në negociatat me Donnarummën për ta bindur të qëndrojë edhe me më pak para.

Megjithatë, te Milan i kanë marrë masat dhe nëse italiani nuk rinovon atëherë kuqezinjtë do të tentojnë të firmosin me portierin e Lillw në Francë, skuadër që këtë sezon është në vend të parë dhe mund të rrëzojë nga froni PSG.

Bëhet fjalë për Mike Maignan, i cili ka treguar se i ka cilësitë e duhura. Për 25-vjeçarin kjo do të ishte mundësia e jetës, megjithatë mbetet për t’u parë pasi dihet se përparësia është Donnarumma.

Shtuar 9.05.2021 01:05