“Messi meriton Topin e Artë për të shtatën herë”

Roland Koeman, traneri i Barcelona-s, teksa foli për disa lojtarë në veçanti në një intervistë për Barca TV, u ndal sigurisht edhe te Leo Messi.

Ylli argjentinas ia doli të fitonte Kupën e Amerikës me kombëtaren albiceleste, me të cilën nuk kishte fituar asgjë më parë.

“Messi është kandidati kryesor për fitimin e ‘Topit të Artë’, për shkak të sezonit madhështor që zhvilloi dhe ngaqë fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën. Për mua është favoriti numër një“, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Pleshti, tashmë 34 vjeç,  është rekordmeni absolut i “Topave të Artë”.

Deri tani e ka fituar 6 herë çmimin prestigjioz, teksa tulipani Koeman shpreh bindjen e tij se në fund të vitit do të ndodhë për herë të shtatë.

Shtuar 18.07.2021 20:14