Pamje tmerri në Austri, 2 persona i merr para rryma (VIDEO)

Moti i keq ka përfshirë Europën duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe humbje jetës në njerëz. Një nga vendet më të prekura ka qenë Gjermania, por jo vetëm.

Disa pamjet nga qyteti Hallein në Austri kanë bërë xhiron e rrjetit pasi portretizojnë gjithë situatën e krijuar nga studia dhe shiu. Siç edhe duket në video, rryma e fortë e ujit që ka përmbytur rrugët merr para dy persona, ndërsa një i tretë shkon që t’i ndihmojë, por përfundon dhe vetë me ta.

Një banor i zonës filmon gjithçka me kamera brenda banesës së tij, ndërsa gjithçka që dëgjohet janë ulërimat e tyre. Videoja është bërë virale në rrjet duke u shpërndarë në çdo media sociale.

Shtuar 18.07.2021 20:34

Tags: