Messi ia del më në fund, fiton Copa America me Argjentinën

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur më në fund të fitoj një titull.

Argjentina arriti të mposhtë Brazilin me rezultat 1:0 në finalen e Kupës së Amerikës.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Angel Di Maria në minutën e 21 të ndeshjes ku shfrytëzoi një gabim të Renan Lodit.

Ky është titulli i parë në karrierë për Lionel Messin me fanellën e Argjentinës


Shtuar 11.07.2021 08:41