Mrekulli në rrugët e Shqipërisë! Makina bëhet copë nga aksidenti, 4 familjarët shpëtojnë shëndoshë e mirë (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Tepelenë.

Një makinë më 4 familjarë ka dalë nga rruga duke pësuar një aksident të frikshëm ku siç mund t’a shihni nga video e bashkëngjitur lajmit, makina është bërë copë.

Mësohet se bëhet fjalë për një familje me katër anëtarë, një çift bashkëshortësh dhe dy djem që po udhëtonin nga Greqia në drejtim të Fierit.

“Qetësohuni se jeni shumë mirë”– dëgjohet ti thotë një zonjë, gruas e cila shpëtoi nga aksidenti

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit ka qenë i përgjumur në timon. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat që po transportojnë të plagosurit për në spital. /albeu.com/

 


Shtuar 11.07.2021 08:33