Mario Gjata nuk do të vazhdojë më te Skënderbeu. “Newsport.al” mëson se klubi korçar dhe sulmuesi 25-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Të lidhura
None found
Futbollisti iu bashkua “bardhekuqve” në shtator të vitit 2025, por rrugët e palëve ndahen në këtë pikë, teksa tashmë ai mbetet lojtar i lirë. Me fanellën e korçarëve, 25-vjeçari u aktivizua në 21 ndeshje, realizoi 2 gola dhe dha 1 asist.
Gjatë karrierës së tij, Mario Gjata ka qenë pjesë edhe e Apolonisë, Dinamos, Teutës, Bylisit dhe Egnatias. Pikërisht me këtë të fundit, sulmuesi u shpall kampion i Superiores në sezonin 2023/2024.




