Gjatë votimit të zhvilluar sot për zgjedhjen e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes anëtarëve demokratë është vënë re edhe pakënaqësi.
Për këtë post, Sali Berisha paraqiti dy kandidatura, Julia Emirin dhe Silva Hasën, por duket se një pjesë e anëtarëve nuk i kanë pritur pozitivisht këta emra.
Të lidhura
None found
Në një prej fletëve të votimit, një anëtar i ka kryqëzuar të dyja kandidatet dhe ka shkruar shënimin “0 kontribut”.
Në një tjetër fletë votimi është lënë komenti “Një turp”.
Ndërkohë, një anëtar tjetër i Këshillit ka shprehur mbështetjen për Edi Palokën, duke i shkruar emrin në fletën e votimit.
Po ashtu, një tjetër votues ka vendosur një kryq të madh mbi emrat e dy kandidateve për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së.
