Protesta e 32-të masive e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, është mbyllur.
Qytetarët u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas, si çdo mbrëmje, u zhvendosën në sheshin përpara Kryeministrisë. Aty, nga një podium i improvizuar, ata shprehën shqetësimet dhe pakënaqësinë e tyre ndaj kastës politike në tërësi, si edhe ndaj qeverisë në veçanti.
Të lidhura
None found
Mes momenteve që spikatën gjatë tubimit, përveç fjalimeve, ishte edhe sjellja nga protestuesit e një “busti” të improvizuar, përmes të cilit ata paralajmëruan kryeministrin se do të ketë të njëjtin fat si ish-diktatori Enver Hoxha.
Pas afro një ore marshimi nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit e përfunduan tubimin, duke njoftuar se protesta e radhës do të mbahet ditën e nesërme përpara Kuvendit, aty ku do të zhvillohet edhe seanca plenare.
Në protestën e sotme u dëgjuan thirrjet: “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Rama f*ck you”, “Shqipëria kërkon revolucion”, etj.
