Maran feston debutimin fitues me Shqipërinë: Një nisje më të mirë nuk mund të kërkohej

Shqipëria e ka nisur me sukses aventurën e re në Ligën e Kombeve, duke triumfuar 2-0 ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë me Rolando Maranin në drejtimin e skuadrës kuqezi.

Të lidhura

None found

Rezultati u përcaktua që në fraksionin e parë të lojës. Kristjan Asllani zhbllokoi takimin nga pika e bardhë në minutën e 34-t, ndërsa Ernest Muçi shënoi golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë.

Pas përfundimit të ndeshjes, përzgjedhësi italian shprehu kënaqësinë e tij për paraqitjen e lojtarëve dhe mënyrën se si ata zbatuan detyrat e dhëna.

“Nuk mund të kishte një fillim më të mbarë se ky. Jam jashtëzakonisht i lumtur me atë që djemtë dhanë në fushën e lojës. Kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve dhe të shohësh këtë lloj impenjimi dhe reagimi është fantastike”, ka deklaruar Maran.

Maran nënvizoi se Shqipëria e kontrolloi takimin dhe se fitorja e arritur ndaj Bjellorusisë ishte tërësisht e merituar.

“E dominuam lojën dhe fitorja është plotësisht e merituar. Ky është hapi i parë drejt asaj që duam të ndërtojmë”, u shpreh ai.

Pavarësisht startit pozitiv, trajneri kërkoi përqendrim dhe punë të mëtejshme, duke theksuar nevojën që skuadra të ruajë të njëjtin ritëm në sfidat e ardhshme.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi me të njëjtin pasion”, përfundoi ai.

Me këtë fitore, Shqipëria siguroi tri pikët e para në grup, ndërsa Rolando Maran e nisi në mënyrën më të mirë debutimin e tij në stolin kuqezi.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş