Manchester United merr vendimin për largimin e Cavanit, shpreson Barcelona

Manchester United është i gatshëm të lërë Edinson Cavanin të largohet nga klubi mes interesimit nga Barcelona , thonë raportet. Ndërkombëtari i Uruguait është një figurë e njohur në Old Trafford. Por dëmtimet dhe kthimi në shtëpi i Cristiano Ronaldos, e kanë penguar atë të luajë gjatë sezonit të tij të dytë në klub.

Barcelona prej kohësh kërkonte alternativa për sulmin dhe pensionimi  i Agueros tashmë e ka kthyer në detyrim.

Sport thotë se Man.United janë të gatshëm të lënë Cavanin të largohet, por Barcelona mbetet e shqetësuar vetëm për një gjë, dëmtimet e sulmuesit. Një nënshkrim i gabuar sërish do të ishte i papërballueshëm për katalanasit. /albeu.com


Shtuar 14.12.2021 10:13