Kabayel dhe Hysa simbolizojnë shqiponjën shqiptare para përballjes për titullin WBC

Agit Kabayel dhe Nelson Hysa ndanë një moment të veçantë pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të peshimit, në prag të duelit për titullin botëror WBC në peshën e rëndë.

Pak para sfidës së së shtunës në Düsseldorf të Gjermanisë, dy boksierët bashkuan duart duke formuar simbolin e shqiponjës, në një gjest me domethënie shqiptare.

Të lidhura

None found

Nelson Hysa foli gjithashtu për statusin e tij si i pafavorizuar ndaj kampionit gjerman. Boksieri shkodran deklaroi se e vlerëson këtë situatë, pasi një triumf i mundshëm do ta kthente atë në surprizën e madhe të duelit.

“Prej më shumë se dy muajsh jam i pafavorizuar. Më pëlqen kjo ndjesi, sepse kur të fitoj, do të jem surpriza e madhe. Prandaj më pëlqen ky rol. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh boksieri shkodran.

Përballja do të zhvillohet më 28 nëntor në “Merkur Spiel-Arena” të Düsseldorf-it, ku pritet të mblidhen mbi 50 mijë tifozë. Në këtë duel do të vihet në lojë titulli botëror WBC në kategorinë e rëndë, ndërsa Kabayel do ta mbrojë për herë të parë kurorën e tij.

34-vjeçari gjerman vjen në këtë sfidë me një bilanc perfekt prej 27 fitoresh në po kaq ndeshje profesioniste, përfshirë 19 triumfe me nokaut. Hysa, 42 vjeç, ka fituar të 25 ndeshjet e karrierës, ndërsa 23 prej tyre i ka mbyllur me nokaut.

Rezultatet e peshimit treguan edhe diferencën fizike mes dy sportistëve. Kabayel u regjistrua me 106.9 kilogramë, ndërsa peshorja e Hysës ndaloi në 113.1 kilogramë.

Për Nelson Hysën, kjo është sfida më e rëndësishme e karrierës, pasi shqiptari kërkon të shpallet kampion bote në një nga kategoritë më prestigjioze të boksit.

Meçi kryesor pritet të nisë rreth orës 22:30 dhe do të transmetohet përmes platformës “DAZN”.


Shtuar më 27.11.2026 19:47

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle