Çfarë po ndodh? Berisha e quan të shkarkuar nga PD, të huajt i zbarkojnë në zyrë Lulzim Bashës

Mëngjesin e sotëm në selinë blu po zhvillohet një takim i rëndësishëm.

Burimet nga selia blu bëjnë me dije se Basha po zhvillon një takim me ambasadorët e akredituar në Shqipëri.

Mësohet se ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe BE po zhvillojnë një takim me kryedemokratin.

Ambasadorët janë pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja e partisë, Jorida Tabaku.

Ky takim vjen pas përplasjeve në partinë më të madhe opozitare në vend ku Sali Berisha pretendon se ka shkarkuar nga drejtimi Bashën dhe pretendon ta çojë partinë në zgjedhje në 22 mars. /albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 10:02