Manchester United fiton në sekondat e fundit (VIDEO)

Manchester United ka arritur të marrë një fitore të vështirë sot ndaj West Ham-it.

Edhe pse pothuajse një lojë e kontrolluar së miri nga “Djajtë e Kuq”, United nuk arriti të gjente golin deri në sekondën e fundit të lojës.

Autori i golit të vetëm ishte Rashford në minutën e 93-të. Talenti anglez i dha një fitore shumë të rëndësishme ekipit në “frymën e fundit”.

Tashmë Manchester United pozicionohet në vendin e 4-të me 38 pikë ndërsa West Ham në vendin e 5-të me 37 pikë./ h.ll/albeu.com

Shikoni golin këtu:


Shtuar 22.01.2022 17:58