Sivasspor mori një pikë në duelin ndaj Mardin 1969 falë dy realizimeve të Rey Manajt, në sfidën e javës së pestë të Ligës së Parë turke.
Bomberi shqiptar e gjeti fillimisht rrjetën nga pika e bardhë në minutën e 62-të, ndërsa në të 71-tën shënoi golin e tij të dytë pas asistimit të saktë të shokut të skuadrës, Burak Kapacak.
Të lidhura
None found
Pas paraqitjes me dy gola, Manaj reagoi me një postim në Instagram. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit në stadium dhe bëri të qartë se vëmendja tashmë është te ndeshja e së dielës.
“Faleminderit të gjithëve që ishit prezent. Tashmë le të fokusohemi tek e diela, për të marrë fitoren”, shkroi sulmuesi shqiptar.
Dy realizimet kundër Mardin 1969 e çuan Manajn në kuotën e 5 golave, duke dëshmuar formën mbresëlënëse që po kalon në Turqi.
