Portieri i Lilles, Mike Maignan ka arritur te Milano për t’i kryer testet mjekësore në klinikën “La Madonnina”.
Maignan së shpejti edhe zyrtarisht do jetë lojtari i “Rossonerëve”, me të cilët ka arritur marrëveshje pesëvjeçare.
Sot (e martë), francezi ka arritur në qytet ku do t’i kryer testet mjekësore, pastaj edhe do nënshkruajë kontratën si lojtari i Milanit.
Lojtari erdhi me një makinë të mbyllur dhe menjëherë hyri brenda në klinikë për t’i kryer testet mjekësore.
Milan për shërbimet e Maignan do paguajë plotë 15 milionë euro.
Ndërkohë, pritet që portieri Gianluigi Donnarumma të largohet, meqenëse ende s’kanë arritur marrëveshje për rinovim.