Luka Joviç do të largohet në janar, 4 klube janë të interesuar për serbin

Luka Joviç nuk është më në planet e Ancelottit.

Real Madrid kërkon ta largojë në merkaton e janarit me formulën e huazimit por edhe me të drejtë blerje në fund të sezonit.  Për sulmuesin serb këtë sezon ka patur vetëm 95 minuta në dispozicion  dhe duket shumë qartë se Ancelotti nuk e preferon në ekip. Për sulmuesin serb janë të interesuar momentalisht 4 klube si Inter, Fiorentina, Arsenal dhe Liverpool.

Sipas mediave spanjolle, Fiorentina është ekipi më i favorizuar për të trasnferuar 24-vjeçarin për arsye se Real Madrid mund ta përdori serbin për të marrë nga klubi violë Dusan Vlahoviç./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 17:46