Luis de la Fuente beson se Lamine Yamal e meriton të shpallet fitues i Topit të Artë 2026, pasi, sipas trajnerit të Kombëtares së Spanjës, anësori i Barcelonës ishte futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës së tij në Kupën e Botës 2026.
Të lidhura
None found
Yamal tashmë është afirmuar si një prej talenteve të rinj më të spikatur të futbollit botëror dhe vazhdon të renditet mes kandidatëve për çmimin më prestigjioz individual.
Pavarësisht diskutimeve që kanë shoqëruar paraqitjet e tij në Kupën e Botës, De la Fuente e ka shprehur qartë preferencën përpara ceremonisë, duke mbështetur lojtarin e tij në garën për këtë trofe.
“Shumë njerëz do të pretendojnë se ai nuk bëri asgjë në Kupën e Botës, por kushdo që i ka ndjekur me të vërtetë ndeshjet e di se ai ishte lojtari më i rëndësishëm për ne”, është shprehur trajneri spanjoll.
“Sipas meje, Lamine Yamal duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit”, ka deklaruar De la Fuente.
Fituesi i “Topit të Artë” 2026 do të bëhet i ditur gjatë ceremonisë së planifikuar të mbahet në Londër më 26 tetor. Në listën e pretendentëve për çmimin prestigjioz individual gjenden gjithashtu Kylian Mbappe, Harry Kane, Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz.
