“Lufta” sapo ka nisur, Agnelli i acaron të gjithë në mbledhjen e Ligës: Kampionatin prej 80 vitesh e fitojmë ne

Liga në Itali thirrje ditën e djeshme një mbledhje urgjente për të folur mbi përfshirjen e Juventus, Inter dhe Milan në Superligën Europiane. Klubet e tjera të Serisë A janë kundër këtij kompeticioni, ndërsa Verona, Atalanta dhe Sassuolo kërkuan edhe përjashtimin e kësaj treshe nga kampionati.

Ndërkohë, diskutimet në mbledhjen e djeshme kanë qenë me tone të larta, teksa drejtuesit apo presidentët e klubeve të tjera kanë theksuar se me 350 milionë euro të ardhura për çdo sezon, atëherë titullin do ta fitonte gjithnjë një mes Juventus, Interit dhe Milanit. Në këtë moment, Andrea Agnelli i Juventus ka theksuar se kampionatin prej 80 vitesh e fiton një nga këto tre skuadra.

Kjo përgjigje e presidentit të bardhezinjve i ka acaruar të gjithë, ndërsa Liga ka theksuar se nuk ka ajo juridiksionin për të përjashtuar tre klubet, teksa këtë mund ta bëjë vetëm Federata në akord me UEFA-n. lufta sapo ka nisur dhe mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë.


Shtuar 20.04.2021 14:04