Llapi do ta presë Dritën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen që hap xhiron e 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës. Takimi pritet të nisë në orën 14:00.
Të lidhura
None found
Skuadra e Tahir Batatinës ndodhet në një moment të vështirë, pasi në nëntë ndeshjet e zhvilluara ka regjistruar vetëm një fitore. Pas tri disfatave radhazi dhe një barazimi, llapjanët kërkojnë rikthimin te fitorja për t’u larguar nga fundi i renditjes.
Drita, e drejtuar nga Ardian Nuhiu, ka shfaqur rezultate të paqëndrueshme në takimet e fundit. Megjithatë, triumfi i rëndësishëm në transfertën ndaj Ballkanit i ka dhënë skuadrës motivimin për të vazhduar me rezultate pozitive dhe për të synuar tri pikët në Podujevë.
Të dy trajnerët kanë vendosur të hedhin në fushë formacionet më të forta të mundshme.
Llapi: Grote; Aliu, Sorensen, Idrizi; Emini, Kolgeci, Ramadani, Hasani, Selimaj; Ademi, D’Almeida.
Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bytyqi, Pëllumbi, Sheji; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Krasniqi, Balaj.






