Situata para ministrisë së Arsimit është tensionuar sërish, kur të rinjtë kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa uniformat blu iu përgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.
Përplasjet kanë sjellë edhe largimin e përkohshëm të protestuesve nga zona, por një pjesë e tyre janë rikthyer sërish përpara ministrisë.
Të lidhura
None found
Protesta e studentëve dhe të rinjve vijon në një klimë të tensionuar, pas disa ditësh demonstratash të shoqëruara me përplasje me forcat e rendit.
Edhe gjatë tubimeve të mëparshme, policia ka përdorur gjithashtu gaz lotsjellës, ndërsa janë raportuar edhe shoqërime protestuesish.







