Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste dhe qeverisja e vendit. E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo foli për një grup të vogël që, sipas saj, ka uzurpuar drejtimin e vendit dhe të Partisë Socialiste, duke kërkuar një ndarje të qartë mes partisë, shtetit dhe qeverisjes.
Spiropali deklaroi gjithashtu se pakënaqësia publike është e ndjeshme edhe brenda radhëve të socialistëve, veçanërisht te ata që kanë besuar se po kontribuonin për ndërtimin e një shteti më të mirë. Ish-ministrja foli edhe për nevojën e demokratizimit të mëtejshëm të vendit, më shumë liri dhe më pak kontroll, si dhe për ndarjen e partisë nga shteti.
Të lidhura
None found
Duke iu referuar etiketimit si “Flamingoja e parë”, Spiropali tha se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj për ndryshimin e sistemit politik dhe elektoral. Ajo kërkoi gjithashtu që opozita të mos trajtohet si armike, por si një palë me të cilën duhet dialoguar për çështjet madhore të vendit dhe integrimin europian.
“Po flas dhe nëpër parti, po flas dhe për shtetin, po flas për administratën dhe kudo, sot frustrimi më i madh publik është te socialistët, për ata që kanë besuar që po kontribuojnë për një shtet i cili grupi i vogël që ka uzurpuar tashmë drejtimin e vendit, Partisë Socialiste, qeverisje duhet bërë ndarja. Kryeministri është këtu i aftë për t’u ndarë nga ky model apo apo do shkojë në fund me këtë model? Ky model nuk të çon. Këtu s’është çështja e anëve të errëta apo anëve të ndritura. Këtu çështja a do bëjnë ndonjë gjë të ndritur për brezat e rinj? Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike. Unë i kam kërkuar edhe një tjetër publike kur filluan protestat te Unaza, që u konsiderua në asamble, tani po flas për anët e errëta se dua të shkoj te ajo mbledhje e asamblesë, që u konsiderua në atë mbledhje së bashku me qëndrimet e tjera si arsye e mjaftueshme që unë të shpallesha Flamingo e parë. Pra, jo vetëm unë kisha qenë në krye të Bashkisë, në krye të Bashkisë, unë s’jam krim, unë e kam për nder. Në rast se të duash të shkosh në rrugën e demokratizimit të mëtejshëm dhe jo të autokracisë, është thjesht Flamingo, unë jam Flamingo.
Nëse të duash që të kesh më shumë liri dhe më pak kontroll, është thjesht Flamingo, Flamingo qofsha. Në qoftë se do një sistem tjetër elektoral, i cili nuk e mbyll garën politike në parlament e kudo, është thjesht Flamingo, po dakord, po e ngre qartë dhe po them që jam Flamingo. Nëse do që partia të ndahet nga shteti dhe të ketë procese demokratike, është thjesht Flamingo, po e shpall veten Flamingo. Nëse mos ta konsiderosh opozitën si si armik për t’u hequr, për t’u vrarë, për t’u ndarë, por si një partner që duhet të ulet në tryezë për të folur për çështjet madhore të Shqipërisë dhe për integrimin europian, është thjesht Flamingo, po dakord. Në rast se kupton që gjenerata Z sot na ka zënë, na ka zënë në sondazhe, po përdor delikatesën e një Flamingoje për të folur. Na ka zënë dhe na ka përzënë nga, pra, njeriu Edi Rama që erdhi në krye të Partisë Socialiste me flamurin e të rinjve të progresit, të Europës, ai që në vitet 90 i fliste pikërisht si brezi që do ndryshim dhe ku Partia Socialiste në të gjithë udhëkryqet e historisë ka qenë udhëheqëse,” tha Spiropali.






