Lewandowski nuk mjafton, M’gladbach fiton në “Allianz Arena” (VIDEO)

Sot është luajtur ndeshja midis Bayern Munich- B.Monchengladbach e vlefshme për Bundesliga.

Serinë e golave e hapi i përherëshmi Robert Lewandowski në minutën e 18-të. Polaku realizoi një gol shumë të bukur nga një pozicion diagonal.

Festa nuk zgjati shumë gjatë pasi në minutën e 27-të Neuhaus barazoi shifrat pas një rrëmuje në mbrojtjen bavareze.  Bayern ka menaxhuar mirë lojën por është shtangur përsëri në minutën e 31-të pasi nga goditja e këndit e cila u shërbye saktë, Lainer realizoi me kokë.

Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat por edhe e dyta gjithashtu. Statistikat anuan totalisht nga ana e Bayern Munich por nuk arritën të përmbysnin rezultatin ose të paktën të barazonin. Megjithatë, Bayern ndodhet në vendin e parë me kuotën e 43 pikëvë, 9-të pikë më shumë se vendi i dytë Dortmund./ h.ll/albeu.com