Lazio mposht Genoan e Shevchenkos dhe “kap” Juventusin (VIDEO)

Lazio rikthehet tek fitorja pas disfatës ndaj Sassuolos (1-2).

Në Stadio Olimpico, djemtë e Maurizio Sarrit triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Genoas, në ndeshjen hapëse të javës së 18-të në Serie-A.

Bardhekaltërit e nisën majft mirë sfidën, duke kaluar në avantazh pas gjysmë ore lojë, me anë të Pedros (1-0, 36-ta). Pjesa parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Acerbi i dha avantazhin e dyishtë skaudrës së tij (2-0, 75-ta).

Madje, në fund të lojës Zaccagni realizoi golin e tretë, duke vulosur triumfin e bardhekaltërve(3-0, 81). Golin e nderit për Genoan e realizoi Melegoni (3-1, 86). Me këtë fitore, Lazio ngjitet përkohësisht në vendin e 7-të dhe kap Juventusin në renditje (28 pikë).

Nga ana tjetër, Genoa mbetet e mbërthyer në vendin e 18-të dhe mund të zbres më poshtë nëse Cagliari fiton kundër Udineses këtë të shtunë në orën 20:45.


Shtuar 17.12.2021 21:15