Një lajm pozitiv ka mbërritur në kampin e Trabzonsporit lidhur me gjendjen e sulmuesit shqiptar Ernest Muçi.
Sipas informacioneve të fundit, 25-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit për takimin që skuadra turke luan të dielën në stadiumin e vet kundër Eyupsporit, në kuadër të kampionatit vendas.
Të lidhura
None found
Talenti i Kombëtares shqiptare e ka lënë pas dëmtimin e pësuar gjatë fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, i cili e detyroi të braktiste grumbullimin përpara ndeshjes me Bjellorusinë.
Aktualisht, Muçi konsiderohet një prej lojtarëve kyç të Trabzonsporit, i cili mban vendin e dytë në renditje me 25 pikë të grumbulluara, vetëm tre larg liderit Galatasaray.
Gjatë këtij sezoni në Superligën turke, shqiptari ka kontribuar me 3 gola dhe 6 pasime vendimtare në 10 paraqitje të bëra deri tani.






