Laçi rihap kampionatin, Lushkja ndëshkon Tiranën (VIDEO)

Laçi dhe Tirana mbyllën javën e 13-të të Abissnet Superiores në një sfidë të luajtur në Kurbin, e cila nxori fituese skuadrën e Mirel Josës.

Kurbinasit arritën vetëm në minutat e fundit të sfidën të shënonin edhe golin që iu jep 3 pikësh shumë të vlefshme, duke rihapur kështu edhe garën në kategorinë superiore.

Një sfidë e cila nuk prodhoi shumë raste dhe do të duhej vetëm minutën e 90 për të parë golin e vetëm të takimit të shënuar nga Regi Lushkja me penallti.

Pas kësaj fitoreje Laçi e shikon veten vetëm 6 pikë pas Tiranës  që është kryesuesja e kampionatit, e cila merr humbjen e dytë në këtë sezon.

Tirana humbi kështu mundësinë të shkëputej në vendin e parë, pas barazimit të skuadrës së Kukësit me Teutën,  ndërsa Laçi kërcënon “fuqishëm” Vllazninë e cila ndodhet në vendin e 3-të.

bardh e blutë vazhdojnë të kryesojë tabelën e klasifikimit me 28 pikë, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Laçi 21 pikë, 3 më shumë se Partizani dhe Teuta dhe vetëm 2 pikë më pak se Vllaznia./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.12.2021 15:49