Klubet arabe gati të ‘tronditin’ Europën, planifikohet transferimi i tre yjeve të Premier Ligës

Kevin De Bruyne, Mohamed Salah dhe Son Heung-min do të jenë prioritetet kryesore për klubet e Ligës Saudite, teksa ata janë përgatitur për të shpenzuar 2 miliardë euro për të bërë realitet këtë.

Yjet e Manchester Cityt, Liverpoolit dhe Tottenhamit janë caktuar si objektivat kryesor për klubet në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të bindur më shumë emra të mëdhenj t’i bashkohen ligës, ka raportuar Ben Jacobs.

Liga Saudite tentoi që të joshë edhe Mohamed Salah që t’i bashkohet atyre sezonin e kaluar, por Liverpooli e refuzoi shitjen e tij, teksa De Bruyne u cilësua si një blerje e mundshme më herët gjatë këtij sezoni.

Kampioni në fuqi i Arabisë, Al-Ittihad, raportohet se kanë ofruar 150 milionë për Salah verën e kaluar, por Liverpooli nuk ishte në gjendje ta shesë atë.

Ylli egjiptian mbetet një lojtar i rëndësishëm për “Të Kuqtë”, pasi ka shënuar 14 gola në 20 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon.

Personat që merren me operacione futbolli në Arabi, kanë besim se ata mund të joshin 31-vjeçarin për një kalim në Lindjen e Mesme, por transferimi i tij këtë verë nuk është i sigurtë.

De Bruyne gjithashtu nuk do të ishte një blerje e lehtë për Ligën Saudite gjithashtu. Ai u rikthye në ekip së fundmi, pasi kishte humbur pjesën e parë të sezonit shkaku i lëndimit. Kontrata e tij me Cityn skadon në vitin 2025, por Guardiola është jashtëzakonisht i interesuar për ta zgjatur atë.

Son në anën tjetër ishte pyetur për mundësinë e kalimit në Arabinë Saudite vitin e kaluar, por koreano-jugori e hodhi poshtë këtë ide.

Liga Saudite duan që të bëjnë goditjet e radhës në afatin kalimtar, në kërkim të yjeve tjerë që do t’i bashkoheshin emrave si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Neymar./Telegrafi/