Klopp: Duhen 5 zëvendësime, Kombëtaret të luajnë në verë, më pas do të fillojë sezoni i rregullt

Jurgen Klopp këmbëngul se duhet të ketë pesë zëvendësime në Premier League.

“Duhen pesë zëvendësime. Duket se Skocia po planifikon gjashtë miqësore këtë verë. Dhe jo të gjithë me synimin për t’u përgatitur më mirë për Kupën e Botës. Arsyeja janë paratë. Anglia do të ketë katër ndeshje.

Nuk ka kuptim thjesht të pranojmë se lojtarët e nivelit të lartë kanë më shumë gjasa të lëndohen. Ndeshjet në pushimin veror, më pas fillon sezoni i rregullt, në mes të të cilit do të zhvillohet Botërori. Si mendoni se do ta trajtojnë djemtë? Duhet kohë për tu rikuperuar. Është shumë e vështirë”, tha menaxheri i Liverpool.

Kujtojmë se këtë vit në nëntor luhet Kupa e Botës në Katar. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2022 09:22

Tags: