Julian Alvarez përplaset me Atletico Madridin, kërcënon me grevë për t’u transferuar te Barcelona

Julian Alvarez është i gatshëm të ndërmarrë një hap ekstrem për të siguruar kalimin te Barcelona këtë verë. Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi mund të hyjë në grevë për ta detyruar Atletico Madridin të pranojë largimin e tij.

Të lidhura

None found

Raportet mes argjentinasit dhe klubit madrilen kanë arritur në një pikë kritike. Alvarez shkoi në qendrën stërvitore të Atleticos për të kërkuar që t’i hapet rruga për transferim.

Në atë moment, megjithatë, Diego Simeone nuk ishte i pranishëm, pasi trajneri po kalonte disa ditë pushimi në Ibiza. Për shkak të pushimeve verore, në qendër mungonte edhe drejtori ekzekutiv Miguel Angel Gil Marin.

Mungesën e Simeones, 26-vjeçari dyshohet se e ka interpretuar si mungesë guximi për ta trajtuar ballë për ballë situatën.

I irrituar nga ajo që e konsideroi shmangie të çështjes, Alvarez ua bëri të qartë anëtarëve të stafit të pranishëm se klubi nuk duhet të mbështetet më tek ai.

Sipas pretendimit të sulmuesit, Atletico Madridi nuk ka respektuar zotimin e dhënë në muajin shkurt, kur i ishte premtuar se gjatë kësaj vere do t’i lehtësohej largimi.

Ndërkohë, Barcelona ka gjetur një alternativë për Julian Alvarez, me yllin e Interit që ndodhet në radar.

Alvarez planifikon që protestën ta zyrtarizojë të mërkurën, ditën kur Simeone pritet të kthehet për të udhëhequr seancën stërvitore të skuadrës.

Argjentinasi duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe është i vendosur të shfrytëzojë çdo mundësi për ta realizuar transferimin e synuar te Barcelona, ndërsa tensionet me Atletico Madridin po rriten gjithnjë e më shumë.


Shtuar 11.08.2026 09:23

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetixir girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom