Jorge Mendes sërish në qendër: pas Ramosit, kërkon t’i hapë rrugë Milanit për yllin e Barcelonës

Jorge Mendes po shndërrohet në një figurë vendimtare për planin e ri të Milanit në merkato. Pas marrëveshjes prej 70 milionë eurosh për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos, agjenti i njohur portugez është duke u marrë edhe me kalimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Casadó.

Ndikimi i Mendesit te klubi kuqezi nuk është diçka e re. Më herët ai ka qenë i lidhur me lëvizje të rëndësishme si ato të Pervis Estupinan, Joao Felix, Andre Silva, si edhe me ardhjen e trajnerit Sergio Conceicao, mes të tjerave.

Të lidhura

None found

Pas heqjes së roleve të drejtorit teknik dhe drejtorit sportiv, Milani ka ndërtuar një model më të thjeshtë drejtimi. Në këtë skemë, trajneri Ruben Amorim ka marrë më shumë peshë në vendimmarrje, ndërsa një prej këshilltarëve kryesorë të klubit është pikërisht Jorge Mendes.

Sipas disa burimeve, përfshirë Sport në Spanjë dhe Sportitalia, Mendes po përpiqet ta bindë Barcelonën që të pranojë largimin e Marc Casados drejt “San Siros”.

Mesfushori spanjoll mbush 23 vjeç në shtator dhe është rritur në akademinë e Barcelonës, ndërsa në ekipin e parë u ngrit në vitin 2024.

Gjatë sezonit të kaluar, ai u aktivizua në 34 ndeshje me fanellën e Barcelonës dhe dha një asistim, edhe pse vetëm 15 herë e nisi si titullar.

Në të njëjtën kohë, po ngrihen dyshime edhe rreth shumës prej 70 milionë eurosh që Milani thuhet se ka pranuar të paguajë për Gonçalo Ramos.

Nëse kjo marrëveshje mbyllet me këtë shifër, atëherë do të shënojë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke lënë pas rekordin prej 49 milionë eurosh të paguar për Rafael Leao.

Mbete të shihet sa para nga kjo shifër do të shkojnë për Jorge Mendes si komisione dhe nëse një rol i tillë është i justifikueshëm, duke pasur parasysh se ai po merr gjithnjë e më shumë funksione të ngjashme me ato të një drejtori sportiv te Milani.


deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet