Franca dominon Norvegjinë në pjesën e parë, Dembele realizon het-trik të shpejtë

Franca po dëshmon edhe një herë fuqinë e saj në këtë Botëror, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-1 ndaj Norvegjisë, pas një 45-minutëshi ku sulmi i shpejtë dhe saktësia para portës bënë diferencën.

Takimi u hap me intensitet të lartë dhe me një rast të madh që në minutën e parë, kur Kylian Mbappe hyri në zonë dhe provoi portën, por Egil Selvik reagoi në mënyrë të shkëlqyer, duke e devijuar topin në traversë.

Të lidhura

None found

Francezët morën shpejt kontrollin e rezultatit. Në minutën e shtatë, Mbappe shërbeu për Ousmane Dembele, i cili nga shumë afër e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Norvegjia mori një goditje tjetër në minutën e 10-të, kur Patrick Berg u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të fortë, por kjo nuk e ndali dot ritmin e francezëve.

Në minutën e 20-të, Mbappe u kthye sërish në rolin e asistuesit, duke e gjetur Dembelen pranë kufirit të zonës, ndërsa ky i fundit realizoi golin e dytë me një goditje të saktë në cepin e majtë për 2-0.

Reagimi norvegjez erdhi menjëherë. Vetëm një minutë më pas, Andreas Schjelderup asistoi për Thelo Aasgaard, i cili tregoi qetësi përpara portës dhe ngushtoi rezultatin në 2-1.

Megjithatë, Franca e rimori menjëherë kontrollin e lojës dhe e mbajti presionin e lartë deri në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 32-të, Aurelien Tchouameni shërbeu për Dembelen në zonë dhe sulmuesi francez kompletoi het-trikun e tij të parë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm për 3-1.


deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet