Jorge Mendes nis negociatat për largimin e CR7 nga Juve, ja 2 klubet ku mund të përfundojë

E ardhmja e yllit të Juventusit, Crisitano Ronaldos mbetet në dyshime, ngase që një kohë është i lidhur me largimin nga Torino.

E gjitha nisi pas një sezoni zhgënjyes me “Zonjën e Vjetër” që shkarkoi Andrea Pirlon pasi përfunduan në pozitën e katërt dhe u eliminuan nga Porto në LK.

Me Ronaldon që është i dëshpëruar të fitojë trofe, largimi është vërtet i mundshëm, derisa Juventus gjithashtu do shpëtonte nga pagat prej 31 milionë euro në vit.

Opsionet e 36-vjeçarit janë të shkurtër, edhe pse rikthimi në Real Madrid është mohuar nga presidenti Florentino Perez.

“Cristiano Ronaldo nuk do rikthehet në Real Madrid. Nuk ka kuptim, ka kontratë me Juventusin. E dua, ai ka dhënë shumë për ne”, ishte shprehur Perez për El Chiringuito në muajin prill.

Sidoqoftë, PSG dhe Man United shihen si destinacionet e vetme për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas Marca, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka udhëtuar në Itali për të negociuar me Juventusin.

Mendes ka qenë me sulmuesin që disa vite, duke i ndihmuar të kompletojë transferimet te top klubet si United, Real Madrid dhe Juventus – të gjitha me pagë shumë të lartë.

Marca tutje raporton se trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i hapur për shkëmbimin e Paul Pogbas me portugezin.

E ardhmja e francezit gjithashtu është në dyshime, pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.

Juve gjithmonë ka treguar dëshirë për rikthimin e 27-vjeçarit, derisa Pogba gjithashtu nuk do ishte kundër rikthimit në Itali.

Tifozët e United gjithashtu do ishin të lumtur të shihnin rikthimin e CR7 në “Old Trafford”, ngase shumica besojnë se ende ka punë të papërfunduar në klub.

Ai ka fituar pesë herë Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, PSG gjithashtu shihet si opsion tjetër, sidomos duke marrë parasysh se është duke ndërtuar super skuadër.

Mendes gjithashtu do bisedojë me klubin e Ligue 1, për të parë nëse ekziston mundësia që të ndërtohet sulmi me Neymar, Kylian Mbappe dhe Ronaldo.

Mauro Icardi mund të ‘sakrifikohet’ ngase e njeh mirë Seria A, pasi ishte pjesë e Interit dhe Sampdorias.

Me Ronaldon që vazhdon të jetë në “Euro 2020”, çdo marrëveshje pritet të realizohet pasi të përfundojë ky turne.


Shtuar 24.06.2021 17:09