Jasmin Celikovic ndahet nga Vllaznia pas ndeshjes me Skënderbeun

Jasmin Celikovic nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Mbrojtësi boshnjak 27-vjeçar bëri të ditur largimin nga skuadra shkodrane, edhe pse u aktivizua në përballjen ndaj Skënderbeut, në javën e parë të sezonit të ri të Superiores.

Lajmin për ndarjen nga “kuqeblutë”, Celikovic e komunikoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai iu bashkua Vllaznisë në gusht të vitit 2025.

Të lidhura

None found

POSTIMI:

Pas gjithë rrugëtimit që kemi përshkuar bashkë, ka ardhur koha për t’u përshëndetur. Të largohesh nga një klub dhe një qytet që janë bërë pjesë e jetës tënde nuk është aspak e lehtë.

Që në ditën e parë kam treguar sinqeritet ndaj këtij klubi. Çdo herë që kam veshur fanellën e Vllaznisë, e kam bërë me krenari. Në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje kam dhënë gjithçka, pavarësisht situatave të krijuara. Kam luftuar për stemën, klubin dhe qytetin.

E njoh mirë përkushtimin që kam dhënë dhe ndaj largohem me kokën lart e me ndërgjegje të qetë. Ndoshta nuk kam pasur mundësi të ndikoj në çdo zhvillim, por kam kontrolluar gjithmonë mënyrën se si jam sjellë ndaj klubit. Me Vllazninë kam qenë i drejtë, profesionist dhe besnik.

Pas meje mbetet një pjesë e zemrës, ndërsa me vete marr kujtime që nuk mund të m’i fshijë askush. Mirënjohje për shokët e skuadrës, trajnerët, punonjësit e klubit dhe të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi.

Edhe ju, tifozë, faleminderit që ma bëtë ta ndieja edhe më fort rëndësinë e kësaj stemë. Ju falënderoj për çdo duartrokitje, këngë, kritikë dhe për çdo çast kur qëndruat pranë nesh.

Ndoshta tani është momenti të nis një kapitull tjetër, por ndjenjat e mia për këtë klub do të jenë gjithmonë pjesë e imja. Një herë Vllaznia, gjithmonë Vllaznia.


Shtuar më 6.09.2026 12:26

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş