Pas spekulimeve të forta që e lidhnin me Getafen në Spanjë, Jasir Asani ka vendosur të qëndrojë te Esteghlal. Klubi iranian dhe futbollisti 31-vjeçar kanë gjetur akordin për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke i dhënë fund dilemave të momentit të fundit në merkato.
Vendimi u bë publik nga vetë lojtari, i cili zgjodhi t’u drejtohej tifozëve me një letër dhe një fotografi të mbushur me trofe. Në mesazhin e tij, Asani thekson se tani e tutje do t’i përkasë me gjithë zemër klubit më të madh në Iran dhe tifozëve të tij besnikë e të dashur. Ai shpreson që krah për krah të krijojnë momente të mëdha, të lënë kujtime të qëndrueshme dhe të gëzojnë çdo sukses që do të vijë për Esteghlalin.
Të lidhura
None found
Me këtë, historia e një transferimi të mundshëm në La Liga mbyllet përfundimisht, dhe fokusi i Asanit zhvendoset krejtësisht te e tashmja dhe e ardhmja me skuadrën iraniane.
