Yllit të tenisit Novak Djokovic i është hequr viza për të hyrë në Australi pas mbërritjes së tij në Melburn.
Numri një në botë u mbajt në aeroportin e qytetit për disa orë përpara se zyrtarët e kufirit të njoftonin se ai nuk kishte përmbushur rregullat e hyrjes.
Djokovic u dërgua më pas në një hotel, ndërkohë që avokatët e tij kanë nisur një apel urgjent në gjykatë.
Kjo ka ngjallur një reagim të madh, pasi u tha se Djokovic do të luante në Australian Open edhe pse nuk e kishte bërë publik statusin e tij të vaksinimit.
Organizatorët e turneut thanë se përjashtimi mjekësor i Djokovicit ishte dhënë nga dy panele të pavarura mjekësore të organizuara nga Tenis Australia dhe shteti Victoria.
Por zyrtarët e kufirit thanë se ai “dështoi të sigurojë provat e duhura” për hyrjen pasi mbërriti të mërkurën nga Dubai.
“Jo-shtetasit që nuk kanë një vizë të vlefshme në hyrje ose të cilëve u është anuluar viza do të ndalohen dhe largohen nga Australia”, tha në një deklaratë Forca Kufitare Australiane (ABF).
Rreth kësaj situate të krijuar ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë i cili e quajti trajtimin e z.Djokovic “ngacmim”.r.t/albeu.com