Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, po afrohet me rikthimin në fushë në prag të Derbit të Torinos kundër Juventusit, që do të luhet në “Olimpico Grande Torino”.
Futbollisti shqiptar ka qenë jashtë fushave që nga 26 prilli, për shkak të një dëmtimi të pjesshëm në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, dëmtim që e ka detyruar të humbasë disa ndeshje radhazi të kampionatit.
Të lidhura
None found
Sipas zhvillimeve të fundit, gjendja e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm dhe në kampin granata po rritet optimizmi për një rikuperim të mundshëm në kohë për derbin.
Mbrojtësi kuqezi duket se ka lënë pas dëmtimin dhe ndaj Juventusit do të jetë i gatshëm dhe nëse jo titullar, ai mund të marrë hapësirë nga stoli.
Rikthimi i Ismajlit do të ishte një përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes, sidomos në një ndeshje me rëndësi si ajo ndaj Juventusit, ku Torino synon edhe një herë tjetër që të marrë më të mirën në derbin e qytetit.
