Inter “trembet”, Antonio Conte kërkon yllin e klubit zikaltër në Tottenham

Antonio Conte i ka bërë me dije drejtuesve të klubit anglez se është i interesuar për shërbimet e truit zikaltër, Marcelo Brozovic.

Conte ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Brozovic dhe ka qenë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në periudhën kur drejtonte Interin.

Sipas “football.london”, drejtuesit e Tottenham kanë përfshirë mesfushorin e Interit në listën e lojtarëve që do të vëzhgohen gjatë Kupës së Botës Katar 2022./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2022 09:36