Klodiana Lala akuza të rënda ndaj ish-kreut të SHISH: Ka përgjuar zyrtarët që kishin përplasje me Agasin

Gazetarja Klodiana Lala në studion e “Opinion” me Blendi Fevziun ne Tv Klan, kë deklaruar se materialet e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), të gjetura në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit, kanë në përmbajtje informacione për personazhe të rëndësishëm shtetërorë.

“Në makinë e Agasit, që ishte shpallur në kërkim, janë gjetur materiale sensitive të SHISH. Kurrsesi nuk mund të gjenden në automjetin… për personazhe të ndryshëm shtetërorë që nuk mund ti zbuloj. Në momentin që Agasi është arrestuar te plepat janë sekuestruar 3 celularë dhe 1 pajisje që ka pasur brenda materiale sensitive të përgjimeve e të vëzhgime, të komunikimeve në njërin nga celularët janë gjetur 503 materiale komunikimi me ish drejtoreshën. Zonja informonte për takime me partnerë ndërkombëtarë, e informonte për takimet me kryeministrin dhe për kohëzgjatjen. Në takime diskutohej për lëvizje në qeveri dhe të gjitha këto kalonin te Agasi”, tha Lala.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera, gazetarja Lala tha se drejtuesja e SHISH, ka vëzhguar zyrtarë të shtetit për shkak të përplasjeve që ata kanë pasur me Ergys Agasin dhe materialet janë përdorur më pas kundër tyre.

“Prokuroria ka dyshime që zyrtarë të shtetit për shkak të përplasjeve me Agasin, janë vëzhguar nga Hyseni dhe materialet janë përdorur kundër tyre. Ajo çfarë ka ndodhur me SHISH pasojat do ti ndjejë në 10 vitet e ardhshme. Vlora Hyseni e përplaste Agasin me Belinda Ballukun:, tha Lala.


Shtuar më 24.09.2026 22:56

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobet