Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u përball me reagime të përziera teksa u ngjit në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të mbajtur fjalimin e tij.
Të lidhura
None found
Dhjetëra diplomatë braktisën sallën në momentin kur ai nisi të fliste, ndërsa të tjerë u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën liderin izraelit.
Nga salla u dëgjuan gjithashtu brohoritje me shprehjen “Am Yisrael Chai”, që do të thotë “Populli i Izraelit jeton”.
“Nëse ka ndonjë frikacak tjetër që nuk është larguar ende nga kjo sallë, ju lutem ta bëjë tani”, deklaroi Netanyahu në nisje të fjalimit.
