Inter interesohet për mesfushorin e Real Madrid

Klubi zikaltër ka hedhur sytë nga lojtarët e Real Madrid.

Me shumë mundësi Eriksen nuk do të jetë më pjesë e ekipit italian pasi rregullorja e federatës italiane nuk e lejon danezin të futet në fushën e lojës me aparatin në zemër. “Magjistari” Eriksen pritet të rikthehet tek Ajax.

Kështu, Interi ka filluar të kërkojë për një zëvendësues për atë repart të mesfushës dhe pëlqehet Dani Ceballos.  25-vjeçari nuk po gjen hapsira tek klubi madrilen, minutat janë të pakta për të në fushën e lojës kështu që mundësia e largimit është e madhe.

Madje dhe vetë Ancelotti deklaroi se në janar vetëm dy futbollistë mund të largohen, Joviç dhe Ceballos. Marotta ka kërkuar informacion për lojtarin dhe së shpejti do të ketë të reja rreth këtij kontakti siç raporton “SportMediaset”./h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 10:04