Ibrahimovic: Topi i Artë është çmim politik

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të ketë dyshime të mëdha mbi çmimin “Topi i Artë” çmim ky i cili është më i madhi për lojtarët në aspektin personal.

Ky çmim në shumë raste ka ngjallur reagime të forta nëse iu është dhënë lojtarëve më të mirë dhe këto dyshime vazhdon t’i ketë edhe sulmuesi i Milanit.

“Topi i Artë? Është një çmim politik, ata duan “zotëriun e përsosur”. Nëse flisni dhe thoni çfarë të doni, nuk merrni këto lloj çmimesh”, ka thënë Ibrahimovic në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

Suedezi ka shtuar se fakti që ai nuk e ka fituar asnjëherë këtë çmim nuk e bënë atë lojtar më të mirë apo më të keq.

“Është e lehtë t’i japësh atë dikujt që është “djalë i mirë”. Nuk më ndryshon asgjë, nuk më bën më të mirë apo më të keq”


Shtuar 27.03.2022 19:37