Ngjarja e kësaj fundjave para ndeshjes Juventus-Atalanta, ka bërë xhiron e rrjetit. Tifozët bardhezinj në Curva Sud, vendosën të mos respektonin minutën e heshtjes në kujtim të ikonës së Interit dhe Italisë, Sandro Macola, që u nda nga jeta pak ditë më parë.
Tifozët nuk qëndruan në heshtje, por nisën koret duke kujtuar Shirean, Fortunaton dhe Xhani Anjelin, ndërsa qëndronin me shpinë nga fusha duke mos respektuar nderimin e Macolës, gjithmonë një kritik i ashpër i Juventusit.
Të lidhura
None found
Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe u kërkua një dënim i ashpër për Juventusin.
Por sot komisionet disiplinore të Federatës Italiane kanë zgjedhur që dënimi të jetë minimal. Është vendosur që Juventusi të dënohej me 10 mijë euro gjobë për këtë sjellje të tifozëve, duke marrë për bazë faktin se vetë klubi ishte distancuar nga një qëndrim i tillë, ashtu si edh pjesa tjetër e tifozëve në stadium.
