Humbja ndaj Realit, Klopp: E merituam, nuk luajtëm mjaftueshëm

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se skuadra e tij nuk e meritoi fitoren ndaj Real Madridit.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 3 – 1, derisa ndeshja kthyese zhvillohet në “Anfield”.

Pas ndeshjes, tekniku gjerman tha se nuk e merituan fitore sepse nuk luajtën mjaftueshëm mirë.

“Nuk e merituam fitoren, të jemi të sinqertë nuk luajtëm mjaftueshëm mirë, sidomos në pjesën e parë. Shtypja ishte në rregull, provuam të luajmë me topa të gjatë, por pa shënjestër dhe kjo nuk na ndihmoi”.

“Futbolli është lojë që bëhen gabime, është normale, por ato gabime duhet të bëhen në hapësira të vogla, sepse do jesh në situatë jo të mirë”.

“Pranuam golin e parë, të dytin e shërbyem në pjatë, por nuk ishte problem kryesor në lojë. Në pjesën e dytë luajtëm mirë, provuam të krijojmë edhe duke ditur mbrojtjen e madhe të Real Madridit, por shënuam gol që është pozitivja e natës. Nuk e di nëse merituam më shumë se rezultat 3 – 1”, deklaroi ai.


Shtuar 7.04.2021 09:12