Fitorja ndaj Liverpool, Zidane: E merituam

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Liverpoolit.

“Los Blancos” ishin superior ndaj gjigantit anglez dhe fituan me rezultat 3 – 1.

Tekniku francez tha se është i lumtur me fitoren dhe shpreson që lojtarët të shërohen nga COVID-19.

“3-1 fitore e merituar, jam krenar për ekipin tim, jemi në formë të mirë, por edhe lojtarët janë shumë të lodhur. Shpresoj që të shërohemi për Clasicon”.

“Ne nuk do të luanim me tre qendërmbrojtës nëse do ishte Varane, 4-3-3 ishte formacioni i preferuar nga fillimi”.

“Liga e Kampionëve ende është larg nga synimet tona, nuk kemi arritur asgjë, por jemi në garë për dy trofe dhe kjo na jep shumë besim”, deklaroi ai.

Para ndeshjes kthyese që zhvillohet javën e ardhshme, Real Madrid të shtunën do e pres Barcelonën.


Shtuar 7.04.2021 09:02