Gruaja e Lewandowskit ka konfirmuar transferimin e polakut te Barcelona?

Gruaja e Robert Lewandowski, Anna, i është përgjigjur një komenti të një fansi, i cili nën një postim në Instagram ka shkruar “Mirë se erdhe në Barcelona”. Gruaja e sulmuesit polak i dërgoi një gjest mirëseardhjeje tifozit duke përdorur emoji-t përkatës.

Sot Roberti u vonua në stërvitjen e Bajernit për të tretën ditë radhazi. Të premten, 33-vjeçari polak ka mbërritur në vendngjarje në orën 9:08. Normalisht, lojtarët e Bayernit duhet të mblidhen në fund të orës nëntë të mëngjesit.

Të lidhura

None found

Vihet re se disa tifozë ishin të pranishëm pranë qendrës stërvitore të skuadrës së Mynihut, të cilët i dhanë dorën sulmuesit kur lojtari u ngjit në vendin e stërvitjes me Audi e-tron GT RS të tij. /albeu.com/