Grabitet përsëri shtëpia e Benzema (FOTO LAJM)

Nuk ka qenë një javë e mirë për Benzema.

Në ndeshjen e fundit kundër Elches, sulmuesi u desh të largohej nga fusha i dëmtuar në minutën e 58-të. Në pjesën e parë ai humbi penalltinë e tij të parë si pjesë e Real Madrid-it, dhe pas ndeshjes ai zbuloi se i kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe e kishin grabitur, sipas medias spanjolle ‘20 minutos’.

Sipas raportit, hajdutët hynë në shtëpinë përmes kopshtit, i vendosur në një kompleks shtëpish luksoze në San Sebastián de los Reyes, në një kohë kur shtëpia ishte bosh.

Benzema ka qenë edhe më parë viktimë e grabitjes në shtëpinë e tij dhe përsëri, kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje kur francezi ishte plotësisht i padisponueshëm. Hera e parë që ndodhi ishte në shkurt 2019 kur Karim dhe ekipi i tij doli kundër Barcelonës. Për momentin nuk dihen detajet e sendeve të marra nga grabitësit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.01.2022 08:06