Goli i rrallë i Shaqirit, reagon Boateng: Pashë ëndërr, apo vërtetë shënove me kokë (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka bërë një perfermancë fantastike në ndeshjen e mbrëmshme mes Lyon dhe Marsielle, e fituar me përmbysje nga skuadra e shqiptarit.

Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes duke shënuar një gol dhe dhuruar një asist, por të gjithë po flasin për golin e tij të shënuar me kokë.

Një gol shumë i rrallë për shtatshkurtin, i cili na kujton atë gol të Messit ndaj Man.United në Champions League.

Kjo i ka befasuar jo pak shokët e tij të skuadrës dhe njëri prej ka bërë një reagim epik, pikërisht, Joremo Boateng.

“Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram.

Shikoni KËTU golin e Shaqirit. /albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jérôme Boateng (@jeromeboateng)


Shtuar 2.02.2022 09:39