Gjesti ‘Fair Play’/Ronaldo i tregon gjyqtarit të mos akordojë një penallti

Në ndeshjen e Al Nassr ndaj Persepolis, në Ligën e Kampionëve në Azi, ka ndodhur një ngjarje e rrallë.

Pas një ndërhyrje ndaj Cristiano Ronaldos, gjyqtari i ndeshjes ishte pranë akordimit të penalltisë, por ka qenë vetë portugezi që e ka ndalur

Sulmuesi i Al Nassr është parë duke i thënë arbitrit se nuk është penallti e rregullt.

Ai ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron një avantazh të pamerituar, duke respektuar “Fair Play”-n./albeu.com


Shtuar 28.11.2023 15:25