Futbollisti shqiptar nën “shënjestrët” e Milanit, gjithçka mund të ndodhë në merakton e verës

Milani për merkaton e verës po monitoron Edon Zhegrovën, anësori ofensiv i Lilës. Por, mesa duket, ndjenja mes klubit italian dhe 24-vjeçarit ka nisur shumë më herët. Në atë kohë kosovari ishte pak më shumë se fëmijë dhe në moshën 13-vjeçare luante në Prishtinë.

Në fakt, siç zbuloi sot “Tuttosport” vëzhguesit e Milanit e kishin përzgjedhur atë nga mbi 200 djem të moshës së tij. Edoni i ri kishte pasur rastin të vizitonte edhe stadiumin “San Siro”. Më pas, megjithatë, për shkak të çështjeve burokratike, transferimi i tij te skuadra e të rinjve të “djallit” nuk u realizua.

ECURIA – Historia daton 11 vjet më parë, por talenti i Zhegrovës nuk është në diskutim. Ai u stërvit në Belgjikë, fillimisht te Standarti i Liezhit e më pas te Sen Truidenit. Më në fund zbarkoi në ekipin e parë të Genkut në 2017-ën, ku ishte rezervë e Ruslan Malinovskit.

Në vitin 2019 ai u transferua në Zvicër, te Bazeli dhe prej andej, tri vjet më vonë, në 2022-shin, në Francë, te Lila. Skuadra nga e cila Milani tashmë ka nënshkruar me Rafael Leaon dhe Majk Menjanë. I lindur në Gjermani, Zhegrova luan si lojtar krahu, në të djathtë, por me këmbë të majtë, në 4-3-3 ose 4-2-3-1. Megjithatë, ai mund të luajë edhe në anën e kundërt.

STATISTIKAT – Ndërkohë, e përditshmja “Tuttosport” kujton se si në shtëpi e quajnë Zhegrovën, objektivin e merkatos së Milanit, “Lionel Mesi i Kosovës”.

Cilësitë e djaloshit janë të mëdha, por ai duhet të përmirësohet në statistika (4 gola dhe 5 asistime në 24 ndeshje në Lilën gjatë sezonit të fundit). Pika e dobët e tij, duket se është faza pa top. Ai tenton t’i shikojë të tjerët pa punuar në departament dhe e ka të vështirë kthehet për të dhënë një dorë në aspektin difensiv.

 


Shtuar 2.06.2023 18:54