Formacionet zyrtare, Hollandë-Maqedoni (FOTO LAJM)

Hollanda luan ndaj Maqedonisë në Grupin C.

Tulipanët e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt duke i fituar dy ndeshjet e para grupore dhe tash synojnë të regjistrojnë rekord prej nëntë pikësh.

Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut nuk është pjesë e garës dhe kualifikimi historik në Kampionatin Evropian do të mbarojë në fazën e grupeve.

Përzgjedhësit Igor Angelovski dhe Frank de Boer i kanë zgjedhur lojtarët, të cilët do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Maqedoni: Dimitrievski; Ristovski, Velkovski, Musliu; Elmas, Ademi, Tricovski, Bardhi, Alioski; Trajkovski, Pandev.

Holandë: Stekelenburg; De Vrij, De Ligt, Blind; Dumfries, Gravenberch, Frenkie De Jong, Wijnaldum, Van Aanholt; Malen, Depay.

 

 


Shtuar 21.06.2021 17:04